Aktualitet

‘Mes natës si kusarë, a ju q****a motrën’/ U përplas me efektivët për shembjen e Teatrit, shoqërohet në polici aktor

18 Maj 2020, 17:43 Nga DOSJA
‘Mes natës si kusarë, a ju q****a motrën’/ U

TIRANË– Ndalohet nga Policia e Shtetit aktori i njohur, Ervin Bejleri. Mësohet se Bejleri është shoqëruar menjëherë pas protestës së sotme, e cila përfundoi në orën 19:00. 

Bejleri po mbahet aktualisht në komisariatin nr 4 në Tiranë dhe është ndaluar sepse është konfliktuar me disa efektivë policie ditën e djeshme në përpjekje për të çarë kordonin.

Në një video të siguruar nga Dosja.al, aktori dëgjohet teksa thotë: “A ju q****a motrën ju q****a. Nuk keni shanse brenda, do ju q* robt by******t. Mes natës si kusarë, a keni fëmijë apo jo. Unë kam ardhur këtu për fëmijën tim, jo për muret dhe tullat”.

Një ditë më parë u plotësua ëndrra e Ramës dhe u shemb Teatri Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarr. Po ashtu shumë artsitë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat.

Për gjatë gjithë ditës së djeshme qindra qytetarë janë përplasur me Policinë që kishte krijuar një korodon sigurie, e ruante fadromat që në pak orë hodhën në tokë dy godinat e teatrove.

Nga ana tjetër opozita ka mbështetur protestën dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe. Erion Veliaj në një reagim pasi teatri ishte rrënuar kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ervin bejleri shembet teatri kombetar shoqerohet ervin bejleri ervin bejleri shembet teatri kombetar shoqerohet ervin bejleri

Sondazh

Poll