Aktualitet

2.5 orë në shesh/ Mbyllet protesta për prishjen e Teatrit Kombëtar, mblidhen sërish të mërkurën

18 Maj 2020, 16:59 Nga DOSJA
2.5 orë në shesh/ Mbyllet protesta për prishjen e Teatrit

TIRANË– Mbyllet pas dy orësh e gjysmë protesta e mbleduhr për prishjen e Teatrit Kombëtar. Tubimi i radhës është vendosur për t’u mbledhur sërish të mërkurën, në orën 17:30.

Nesër nuk do të mbahet asnjë protestë pasi besimtarët myslimanë do të festojnë Natën e Kadrit, një ditë e shenjtë për ta.

Protesta organizohet një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarrë. Po ashtu shumë artsitë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat.

Për gjatë gjithë ditës së djeshme qindra qytetarë janë përplasur me Policinë që kishte krijuar një kordon sigurie, e ruante fadromat që në pak orë hodhën në tokë dy godinat e teatrove. Nga ana tjetër opozita ka mbështetur protestën dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe. Erion Veliaj në një reagim pasi teatri ishte rrënuar kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta 18 maj 2020 shembet teatri kombetar protesta 18 maj 2020 shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll