Aktualitet

Megaoperacion në bashkëpunim me SHBA-në/ Pranga 26 personave mes tyre 2 agjentë krimesh dhe punonjës të TIA-s, kalonin kla

18 Maj 2020, 19:42 Nga DOSJA
Megaoperacion në bashkëpunim me SHBA-në/ Pranga 26 personave mes

TIRANË– 26 persona, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, janë vënë në pranga mbrëmjen e sotme në kuadër të një megaoperacioni.

Dosja.al raportoi e para, se operacioni i shërbimit diplomatik të Sigurisë në US Embassy i (DSS-OCI) Tirana, në bashkëpunim me një njësi speciale nga Policia e Shtetit ka kryer operacionin “Crystal Eagle”, duke vënë në pranga 26 persona, mes tyre dy agjentë krimesh me inicialet B.I dhe B.M., dhe punonjës të aeroportit të Rinasit “Nënë Tereza”.

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se personat e vënë në pranga janë pjesë e një grupi të strukturual kriminal që dërgonin klandestinë nga Shqipqëria drejt Anglisë, SHBA-ve dhe Kanadasë, duke u siguruar viza false në këmbim të parave.

Mënyrat që përdornin ky grup për të kaluar klandestinët drejt SHBA-ve janë tre. E para, klandestinët kalonin nga Shqipëria drejt Gjermanisë e më pas kalonin në Republikën Doemnikane. Pas saj, shqiptarët vendoseshin në Meksikë e më pas futeshin në SHBA.

E dyta, Shqipëri-Bullgari-Francë-Republika Domenikane dhe më pas për në Amerikë, ndërsa mënyra e tretë është kalimi përmes Francës dhe Londrës, konkretisht itinerari dhe Shqipëri-Francë-Londër-R.Domenikane dhe më pas në SHBA.

Në lidhje me këtë megaoperacion të shtrirë pritet që nesër të ketë nëj konferencë të përbashkët nga SPAK dhe Policia e Shtetit, për të zbardhur më tepër detaje.

Deri më tani është mësuar se 16 prej tyre janë arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), 8 janë në detyrim paraqitje dhe 2 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet megaoperacion ne rinas rinas tirane megaoperacion ne rinas rinas tirane

Sondazh

Poll