Aktualitet

Lëndoi dy gra në protestë me shashka, shoqërohet në Polici 49-vjeçari, si u ndihmua nga shokët për t’u larguar (EMRI)

18 Maj 2020, 17:25 Nga DOSJA
Lëndoi dy gra në protestë me shashka, shoqërohet në

TIRANË– Shoqërohet në Polici, 49-vjeçari, i cili plagosi dy persona gjatë protestës së sotme të organizuar kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Mësohet se 49-vjeçari është identifikuar si Arben Qyrani, me banim tek Unaza e Re në Tiranë.

Pasi hodhi lëndët piroteknike mes turmës, i ndihmuar nga persona të tjerë, Qyrani doli nga turma por u ndalua pak metra larg vendit ku po mbahej protesta nga agjentët e Policisë. Në njoftimin zyrtar, Policia gjithashtu bën me dije se Qyrani ka qënë i proceduar edhe më parë në vitin 2018 për “tubim të paligjshëm” tek zona e Astirit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ndaluar 49-vjeçarin Arben Qyrani, me banim tek Unaza e Re, Tiranë, autori i hedhjes së lëndëve pirotenike në tubimin e sotëm. Për pasojë pati 2 shtetase të lënduara, nga lënda plasëse, jashtë rrezikut për jetën.

Pasi hodhi lëndët piroteknike mes turmës, i ndihmuar nga persona të tjerë, të identifikuar tashmë nga Policia, ai doli nga turma. Agjentët e policisë e ndoqën dhe e ndaluan pak metra larg sheshit ku opozita mbante tubimin.

Qyrani është i proceduar edhe më herët për “Tubim të paligjshëm” në vitin 2018, në zonën e Unazës së Re, në Tiranë.

Në protestën e sotme u lëndua me shashkë gazetarja Soni Osmanaj dhe një tjetër grua, ende e paidentifikuar. Ato kanë pësuar djegie në trup si pasojë e shpërthimit, megjithatë janë jashtë rrezikut për jetën. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben qyrani lendohet gazetarja protesta 18 maj 2020 soni prifti osmanaj arben qyrani lendohet gazetarja protesta 18 maj 2020 soni prifti osmanaj

Sondazh

Poll