Politike

I tha “hajdut” regjisori Çipi-Veliajt: Shihemi në gjykatë, provo shpifjet

28 Mars 2019, 22:49 Nga DOSJA
I tha “hajdut” regjisori Çipi-Veliajt: Shihemi në

TIRANË– Regjisori Kastriot Çipi ka paralajmëruar sot në mbrëmje se do të padisë për shpifje kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Çipi në një postim në Facebook shkruan se Veliaj ka shpifur kundër tij sot në emisionin “Opinion”, ku ky i fundit ishte i ftuar.

Ndër të tjera regjisori që është dhe një prej aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit shkruan se Veliaj e ka quajtur “hajdut” duke thënë se regjisori kishte marrë fonde për një projekt duke mos e nisur kurrë atë.

Replika e Veliaj pas videos së Çipit:

Kastriot Çipi: Veliaj mori përsipër një punë që nuk i takonte, u bë protagonist për një gjë që duhet ta ndiqte Ministria e Kulturës por donte t’i tregonte besnikërinë Ramës, mashtroi, tha gafa prej provinciali, prej injoranti dhe tha se teatri duhej të shembej me urgjencë. Unë e pyes ku është urgjenca?

Erion Veliaj: Një drejtor i PD-së, që vodhi lekët e filmit, u dënua nga gjykata. Në momentin që ai do t’i kthejë 80 milionë lekët e vjetra që ka vjedhur, ne do të kemi më shumë fonde. Nëse të gjithë ata që kanë vjedhur t’i kthenin lekët, do të kishim më shumë para. Ka të bëjë me faktin se prona pas teatrit është e bashkisë, si në rastin e stadiumit, ne nuk i kishim lekët. Për një tjetër hotel dhe zyra bankash, ne themi që pronën e bashkisë, pra parkimin bëje një hotel, por me lekët e kësaj bëj teatrin për 100 vitet e ardhshme. Ia jap unë si bashki, jo ky. Ne do presim garën. Unë kryetar i komisionit të garës, pse ta dekonspiroj, unë do pres ofertën.

Teksa emisioni transmetohej live i menjëherëshëm ka qënë edhe reagimi i Çipit duke premtuar përballjen në gjyq. 

“Tani do të të duhet t’i japësh gjykatës prova materiale për të provuar pafajësinë tënde, sepse unë do të të padis për shpifje. Nuk do të të kërkoj ndonjë dëmshpërblim të madh, jo sepse ti nuk e meriton, jo sepse nuk e vlerësoj cënimin e imazhit tim përmes një emisioni me audiencë maksimale, por sepse, sipas ligjit, do të më duhet të paguaj paradhënie 2% të shumës së kërkuar,”- shkruan Çipi.

Postimi i plotë:

Debati mes dy personazheve ka nisur me vendimin për prishjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar. Pas këtij prezantimi rrodhën shumë debate e protesta të artistëve; takime me kryebashkiakun Erjon Veliaj; dëgjesa publike me Ministren e Kulturës në Kuvend. Një prej artistëve kundër prishjes së Teatrit është edhe regjisor Çipi.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion veliaj kastriot cipi teatri kombetar erion veliaj kastriot cipi teatri kombetar

Sondazh

Poll