Sport

FOTO/Shembullin na e jep një argjentinas! Futbollisti i Tiranës i prekur nga ngjarjet e teatrit, jep mesazhin domethënës

18 Maj 2020, 11:53 Nga DOSJA

TIRANË-Çështja e Teatrit Kombëtar ka prekur edhe një argjentinas, bëhet fjalë për futbollistin e Tiranës, Agustin Torassa i cili si duket i ka bërë përshtypje reagimi i dhunshëm i policisë ndaj protestuesve që mbronin atë godinë. Futbollisti argjentinas ka publikuar një karikaturë duke dhënë mesazhin se për sa kohë policia nuk e kupton që është pjesë e popullit, atëherë funksionarët e lartë të shtetit do të jenë gjithmonë të qetë për të përfituar

“Shpresoj që gjithçka ta kemi nën kontroll, derisa policia ta kuptojë që është pjesë e popullit”, shkruan Torasa.

Mënyra e dhunshme e sjelljes së forcave të policisë ditën e djeshme pas shembjes së Teatrit Kombëtar ka ngjallur reagimin e ashpër të qytetarëve, por dhe të ambasadave të huaja, të cilët kërkuan që çështja e shembjes ose jo të Teatrit Kombëtar të zgjidhej me dialog mes palëve.

 E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futbollisti i tiranes torassa futbollisti i tiranes torassa

Sondazh

Poll