Sport

FOTO/ Del Piero shtrohet në spital, frikësohen tifozët e Juventusit

18 Maj 2020, 08:39 Nga DOSJA
FOTO/ Del Piero shtrohet në spital, frikësohen tifozët e

ITALI-Aventurë e pakëndshme për ish-yllin e Juventusit dhe përfaqësueses italiane, Alesandro Del Piero. Ish-sulmuesi ka postuar një foto me maskë në shtratn e një spitali dhe kjo ka alarmuar jo pak tifozët e skuadrës bardhezi. Del Piero ka qetësuar menjëherë të gjithë duke sqaruar se bëhej fjalë për një gur në veshka që e kishte detyruar të shkonte të shtrohej në spital në Los Anxhelos ku gjendet aktualisht. “Ende nuk mund të më besohet se si një gjë vetëm 3 mm mund të shkaktojë kaq shumë dhimbje”, shkruante ai në postimin e tij duke shpjeguar se kriza kishte kaluar.

 

 

 

Ancora non ci credo come una cosa piccola solo 3mm possa fare così male ? #colicarenale #calcolorenale #adp10

A post shared by Alessandro Del Piero (@alessandrodelpiero) on

Kanë qenë me mijëra urimet për shërim të shpejtë që i kanë mbërritur nëpëmrjet rrjeteve sociale legjendës së Juventusit, me vetë klubin bardhezi që po ashtu i ka uruar atij një kthim sa më të shpejtë në normalitet

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport del piero legjenda e juventusit del piero legjenda e juventusit

Sondazh

Poll