Sport

Ndalohen eventet sportive deri më 14 qershor, Serie A në “udhëkryq”

18 Maj 2020, 12:05 Nga DOSJA
Ndalohen eventet sportive deri më 14 qershor, Serie A në

ITALI-Komplikohet situata për Serie A që dukej se ishte vendosur në binarët e duhur për të rinisur në 13 Qershor. Ndërkohë që pritej të vijohej me stërvitjet kolektive ditën e sotme, kjo leje u shty sërish, me arsyetimin se protokolli final i masave nuk është miratuar ende, ndërsa publikimi i dekretit të ri të masave ka “djegur” edhe opsionin për të filluar ndeshjet më datën 13 qershor.

Kjo pasi tashmë me dekret është i ndaluar çdo lloj manifestimi sporti deri më datën 14 qershor, ndërsa tani në Itali kanë filluar të mendojnë për të rinisur kampionatin më 20 qershor, që do të ishte edhe një datë limit.

Kjo pasi UEFA ka dhënë një afat për mbylljen e sezonit deri në fund të muajit korrik, ndaj çdo datë përtej 20 qershorit, do ta bënte të pamundur përfundimin e Serisë A dhe rreziku i një ndërprerjeje finale tani është bërë evident.

Liga e Serisë A ndërkohë ka bërë edhe korrigjimet finale të protokollit që duhet të ndjekin klubet për të shmangur përhapjen e Covid-19, ndërsa tani pritet që Komiteti Shkencor dhe qeveria italiane të japin miratimin, që do të ishte një “dritë jeshile” edhe për nisjen e stërvitjeve në grup.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futbolli italian serie a futbolli italian serie a

Sondazh

Poll