Aktualitet

LIVE nga Ministria e Brendshme, qindra qytetarë protestojnë për shembjen e Teatrit Kombëtar, Dosja.al sjell pamjet nga shesh

18 Maj 2020, 14:59 Nga DOSJA
LIVE nga Ministria e Brendshme, qindra qytetarë protestojnë për

TIRANE- Dosja.al sjell pamjet nga oborri i pedonales para Ministrisë së Brendshme, në kufirin ku do të zhvillohet edhe protesta e thirrur sot nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.  Për më shumë ndiqni pamjet:

?️ LIVE PROTESTA E AMT DHE OPOZITËS PARA TEATRIT KOMBËTAR ?

Gepostet von Dosja.al am Montag, 18. Mai 2020

Protesta organizohet një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarrë. Po ashtu shumë artistë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat.

Për gjatë gjithë ditës së djeshme qindra qytetarë janë përplasur me Policinë që kishte krijuar një kordon sigurie, e ruante fadromat që në pak orë hodhën në tokë dy godinat e teatrove. Nga ana tjetër opozita ka mbështetur protestën dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe. Erion Veliaj në një reagim pasi teatri ishte rrënuar kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta 18 maj 2020 protesta 18 maj 2020

Sondazh

Poll