Aktualitet

Shembja e Teatrit Kombëtar/ Gati për protestë, Kryeministria rrethohet me gardhe prej hekuri, ç’po ndodh në Tiranë

18 Maj 2020, 14:27 Nga DOSJA
Shembja e Teatrit Kombëtar/ Gati për protestë, Kryeministria

TIRANË– Opozita e bashkuar dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kanë paralajmëruar protestë pasditen e sotme, një ditë pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Mësohet se dyert e kryeministrisë janë rrethuar me gardh metalik, ndërsa forcat e FNSH, “Shqiponjat” dhe RENEA-t janë në gatishmëri.

Gjithashtu prezencë të shtuar policie janë edhe në zonën e Pedonales dhe tek Ministria e Brendshme. 

Nuk dihet ende skenari i opozitës, por siç shihet policia është përgatirur dhe mendohet se mund të ketë përplasje.

Gjithashtu po gjatë ditës së sotme, Komisioni Evropian reagoi ashpër ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar. Në një deklaratë për mediet të Komisonit Europian thuhet se thirrja për dialog nuk u dëgjua dhe se godina e teatrit u shemb me dhunë. Nuk munguan edhe reagimet nga ndërkombëtarët. 6 orë pas ndërhyrjes së dhunshme në ambientet e godinës, delegacioni i BE-së në Tiranë u shpreh se Bashkia e Tiranës nuk dëgjoi thirrjen për dialog. BE iu bëri thirrje palëve të tregojnë kufizim dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës. Ndërsa amabasada britanike në Tiranë tha se dhuna minon demokracinë. Por edhe ambasadori gjerman është i të njëjtit mendim. Peter Zingraf u ka bërë thirrje aktorëve dhe protestuesve që të përmbahen dhe të shmangin grumbullimet, por nënvizoi se prishja ishte veprim i nxituar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta 18 maj 2020 shembet teatri kombetar protesta 18 maj 2020 shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll