Aktualitet

Kandidatët për SPAK merren në pyetje nga KLP, 4 prokurorët prezantojnë platformat

18 Maj 2020, 14:00 Nga DOSJA
Kandidatët për SPAK merren në pyetje nga KLP, 4 prokurorët

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar ditën e sotme intervistat me katër kandidatët për prokurorë në SPAK. Në intervistë janë marrë Dorina Bejko, Dritan Prençi, Sotir Kllapi dhe Vladimir Mara. Në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, intervistat me kandidatët janë zhvilluar përmes platformës on-line.

Kandidatët kanë paraqitur para Këshillit një prezantim për formimin, eksperiencën profesionale dhe veprimtarinë e tyre ndër vite si dhe platformën e depozituar për vlerësim në Këshill. Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar i kanë adresuar pyetje secilit kandidat, duke nxjerrë në pah aftësitë e tyre njerëzore, profesionale dhe administrative të kërkuara nga ky pozicion.

Ndërkohë nesër në orën 11.00, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet në seancë plenare përmes platformës on-line, ku Komisioni i Posaçëm për vlerësimin e kandidatëve për Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, do të prezantojë raportin/relacionin e vlerësimit për secilin prej 4 kandidatëve në garë.

Vlerësimi i kandidatëve nga ana e Komisionit realizohet mbi bazën e dokumentacionit që ata kanë depozituar pranë Këshillit duke marrë në shqyrtim elementët e vlerësimit të kriterit; aftësitë e treguara në hetim, përfshirë përdorimin e teknikave të posaçme të hetimit dhe qasjen proaktive te hetimi; në ndjekjen penale, përfshirë formulimin e akuzës dhe përfaqësimin në gjykatë; dhe në konfiskimin e produkteve të veprës penale dhe të aseteve, sipas Kodit të Procedurës Penale ose ligjit antimafia dhe të kriterit: vendosmëria e treguar në përballimin e vështirësive, presioneve e rreziqeve dhe integriteti i posaçëm profesional, përfshi etikën profesionale, ndershmërinë, paanësinë, sigurinë dhe konfidencialitetin e treguar nga kandidati.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dorina bejko dritan prençi kandidatet per spak sotir kllapi vladimir mara dorina bejko dritan prençi kandidatet per spak sotir kllapi vladimir mara

Sondazh

Poll