Bota

Prezantohet para qytetarëve si ‘Inspektor Tregu/ Këshillatri i ministres së Ekonomisë në Kosovë, Rozeta Hajdari, ndalohe

18 Maj 2020, 15:34 Nga DOSJA
Prezantohet para qytetarëve si ‘Inspektor Tregu/ Këshillatri i

KOSOVË- Këshilltari i ministres së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS) Rozeta Hajdari, Kushtrim Dakaj, është ndaluar nga policia.

Kjo pasi ai ka anashkaluar punën e tij si këshilltar i ministres së Ekonomisë, duke u bërë dhe  ‘Inspekor i Tregut’, ku përmes kësaj detyre është futur në një lokal dhe ka thënë se është duke punuar kundërshtim me vendimet e qeverisë në kohë pandemie. Ai ka frikësuar qytetarët e ndërkohë ka thirrur dhe policinë.

Ky skandal ka ndodhur më 11 prill të këtij viti, ku gjatë kësaj kohe ishin marrë masa kufizuese për parandalimin e koronavirusit. Ndërkohë sipas një njoftimi të policisë në vendin e ngjarjes është vënë re se ai po mashtronte kështu që ai ka rënë me duart e veta në zjarr.

 “Me datë 11.04.2020 rreth orës 11:48 në Rr. Fadil Hoxha –Kalabri fillimisht është raportuar se ankuesi i lindur më 28.03.1985 m/sh/k ka raportuar për një lokal të hapur në këtë lokacion. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur se ankuesi është prezantuar rrejshëm ndaj qytetarëve si Inspektor i Tregut. Me urdhër të prokurorit kujdestar Ali Ajdini i njëjti është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Është iniciuar rasti dhe mbetet nën hetime”, thuhej në njoftiin e policisë të datës 11 prill.

Po ashtu mediat kosovare kanë bërë me dije se policia e kishte ndaluar këshilltarin Dakaj,  si të dyshuar për vepër penale ndërkohë asokohe pronari I lokalit e kishte hapur objektin vetëm për ta pastruar.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosove kushtrim dakaj rozeta hajdari kosove kushtrim dakaj rozeta hajdari

Sondazh

Poll

Bota 18 Maj 2020, 13:16

Kërko dhe ofro ndihmë online me “Dhuro” App

TIRANË- Liri, Genaela, Festimi, Jetmiri, Kushtrimi dhe Arianiti, të cilët ishin pjesë e ekipit “Avengers” – fitues të vendit të parë në garën “Hack t...