Bota

“Linja ajrore Kosovë- Serbi nuk është marrëveshje, por shprehje interesi” Albin Kurti: Për t’u bërë marrëveshje du

18 Maj 2020, 15:05 Nga DOSJA
“Linja ajrore Kosovë- Serbi nuk është marrëveshje, por

KOSOVË– Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite në Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës, ditën e sotme, është shprehur se dokumenti që është paraqitur për linjën ajrore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk është marrëveshje, por shprehje e interesit, dhe për t’u bërë marrëveshje fillimisht duhet të kalojë edhe në disa hapa. Ai shton se marrëveshja akoma nuk është për arsye të koronavirusit.

Ndërkohë ka shtuar se është për bashkëpunim rajonal ku do të merren parasysh  ligjshmëria në Republikën e Kosovës dhe rentabiliteti ekonomik.

 “Ne e dimë versionin final të asaj marrëveshjeje, që mua më është prezantuar me vonesë. Pra, atëherë kur negocimi dhe draftimi i saj kishin përfunduar. Mund të them që ne jemi për sa më shumë bashkëpunim rajonal, mirëpo ky bashkëpunim rajonal duhet të ketë parasysh dy gjëra themelore: e para është kushtetutshmëria dhe ligjshmëria në Republikën e Kosovës, dhe e dyta është rentabiliteti ekonomik. Ajo nuk është në kuptimin e plotë të fjalës një marrëveshje, më shumë është një shprehje e interesit, e cila duhet të kalojë edhe në shumë hapa të tjerë për t’u bërë marrëveshje”, ka thënë Kurti.

Kjo marrëveshje është ndërmjetësuar nga Richard Grenell, i dërguar special i presidentit amerikan Donald Trump për negociata mes Kosovës dhe Serbisë.

Pas arritjes së marrëveshjes për linjën ajrore dhe asaj për hekurudhat, Qeveria, tashmë në detyrë, e drejtuar nga Albin Kurti kishte deklaruar se zyrtarët që morën pjesë në arritjen e marrëveshjeve në Berlin nuk kishin marrë autorizim as për të negociuar e as për të nënshkruar një marrëveshje të tillë.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti kosove richard grenell albin kurti kosove richard grenell

Sondazh

Poll

Bota 18 Maj 2020, 13:16

Kërko dhe ofro ndihmë online me “Dhuro” App

TIRANË- Liri, Genaela, Festimi, Jetmiri, Kushtrimi dhe Arianiti, të cilët ishin pjesë e ekipit “Avengers” – fitues të vendit të parë në garën “Hack t...