Bota

Donte të xhironte filmin ‘Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur’ në Shqipëri/ Humb jetën aktori francez në moshën 94-vjeça

18 Maj 2020, 14:40 Nga DOSJA
Donte të xhironte filmin ‘Gjenerali i Ushtrisë së

FRANCË- Një nga aktorët më të mëdhenj në kinemanë franceze, Michel Piccoli, ka ndërruar jetë ditën e sotme  në moshën 94-vjeçare.  Lajmin e hidhur e ka bërë me dije familja e tij. Ai ishte aktor regjisor dhe producent ku  veçanërisht  njihet për rolet e tij në “Le Mépris” dhe “Habemus Papam”, si dhe ka punuar me emra të mëdhenj europianë nga Godard te Bunel, Marco Ferreri dhe Elio Petri.

Po kush ishte Michel Piccoli?

Emri i tij i plotë është Jacques Daniel Michel Piccoli dhe lindi më 27 dhjetor të vitit 1925. Piccoli ishte i biri i një emigranti italin. Nga fillimet e tij të karrierës në vitet ’40 e deri më sot, ai ka aktruar në rreth 200 filma, por edhe në më shumë se 50 shfaqje.

Ndërsa  diku nga mesi i vitit 1982, shoqëria filmike franceze “FLMSS 66”, e përfaqësuar nga ky aktor, ishte bërë gati për të ardhur në Shqipëri dhe për të filluar xhirimet e filmit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, (sipas skenarit të përshtatur nga romani me të njëjtin titull të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare).

Ky ekip papritur u ndesh me një sërë problemesh të ngritura nga pala shqiptare, e cila iu propozoi për të shtyrë  xhirimet   e filmit. Më pas kjo shoqëri filmike u tërhoq dhe i zhvendosi xhirimet në jug të Italisë, ku dhe e realizoi filmin në fjalë me protagonist aktorin e famshëm italian, Marchello Mastrojanni.

Burimi: .fr24news

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota michel piccoli michel piccoli

Sondazh

Poll

Bota 18 Maj 2020, 13:16

Kërko dhe ofro ndihmë online me “Dhuro” App

TIRANË- Liri, Genaela, Festimi, Jetmiri, Kushtrimi dhe Arianiti, të cilët ishin pjesë e ekipit “Avengers” – fitues të vendit të parë në garën “Hack t...