Bota

“SHBA i mungon lidershipi për krizën e Covid-19”, Obama akuzon administratën Trump: Nuk dinë se çfarë bëjnë

17 Maj 2020, 20:47 Nga DOSJA
“SHBA i mungon lidershipi për krizën e Covid-19”, Obama

SHBA– SHBA është ndër vendet më të goditura nga virusi në mbarë botën, ndërkohë që shumë zyrtarë dhe politikanë akuzojnë Presidentin Trump për mos menxhimin e duhur të situatës së krijuar nga virusi. Edhe ish-presidenti i Amerikës, Barack Obama ka kritikuar vazhdimisht presidentin Donald Trump dhe administratën e tij sesi kanë vepruar në përmirësimin e situatës së Covid-19.

“Virusi e shkatërroi vendin dhe përgjegjësit e kësaj ngjarje s’dinë se çfarë bëjnë. Shumë prej tyre pretendojnë se nuk janë përgjegjës.”- thotë Obama.

Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka kritikuar mënyrën se si pasardhësi i tij në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, po menaxhon krizën e koronës së vendit.

“Më shumë se gjithçka tjetër, kjo pandemi që ka hequr plotësisht dhe përfundimisht perden mbi idenë se shumë njerëz që janë në zyrën publike e dinë se çfarë po bëjnë.”- shton ai administratën e Trump.

Afrikano-amerikanët, vendit prej nga ka prejardhjen dhe Obama, gjithashtu kanë një numër të lartë në mënyrë disproporcionale të vdekjeve dhe shtrimeve në spital në numrin e përgjithshëm në Shtetet e Bashkuara.

“Ne e shohim këtë në ndikimin joproporcional të COVID-19 në komunitetet tona.”- u shpreh Obama.

Më tej ish-presidenti Obama në fjalimin e tij virtual të ditës së djeshme u ka bërë thirrje miliona maturantëve të shkollave të mesme dhe kolegjit t’ia dilnin pa frikë, në një kohë kur ai thotë se udhëheqësit e kombit kanë humbur përgjigjen ndaj pandemisë së koronavirusit.

Në fjalimet, e transmetuara me orë të tëra, ndërthuren edhe me këshillat frymëzuese dhe të dhëna për të diplomuarit,  ku Obama u bëri thittje të bëjnë atë që është më e drejtë është e drejtë,dhe që të jenë kritikë për trajtimin shpërthimit të virusit që ka vrarë më shumë se 87,000 amerikanë dhe goditi pjesën më të madhe të ekonomisë.

Edhe pse Obama nuk e përmendi emrin e Presidentit Trump, komentuesit dhe ndjekësit e tij kanë shpërthyer në komente kritike kundër Trump. Në fjalimet për pabarazitë sociale, Obama tha se pandemia ishte një thirrje zgjimi për të rinjtë, duke u treguar atyre rëndësinë e udhëheqjes së mirë dhe se “mënyrat e vjetra të bërjes së gjërave thjesht nuk funksionojnë”.

Vërejtjet Obamës duket se ishin një përpjekje për të ngushëlluar dhe fituar popullaritet pas trajtimit trajtimit të krizës nga Trump.

Që pas largimit nga detyra tre vjet më parë, Obama në përgjithësi ka shmangur kritikat publike kundër Trump. Megjithatë deklaratat e tij gjatë kësaj kohe pandemie mund të ndezin tensione me presidentin aktual.

Obama e quajti përgjigjen e administratës aktuale ndaj pandemisë “anemike” javën e kaluar para mijëra mbështetësve që kishin punuar për të. Ai inkurajoi maturantët që të përballen me këto sfida, aq të frikshme sa mund të jenë.

“Nëse do të krijojmë një botë ku të gjithë kanë mundësinë të gjejnë një vend pune dhe të përballojnë kolegjin, nëse do të kursejmë mjedisin dhe do të mposhtim pandemitë e ardhshme, atëherë do të duhet ta bëjmë së bashku. Pra, jini të gjallë për betejat e njëri-tjetrit.”- tha ai.

Burimi: Nytimes

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota barack obama koronavirusi ne shba barack obama koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll