Bota

Rriten vdekjet në Maqedoninë e Veriut/ 22 raste të reja dhe 1 viktimë nga Covid-19 në 24 orët e fundit

17 Maj 2020, 19:10 Nga DOSJA
Rriten vdekjet në Maqedoninë e Veriut/ 22 raste të reja dhe 1

MAQEDONIA E VERIUT- Në 24 orët e fundit janë kofirmuar 22 raste të reja me koronavirus, ndërsa ka vdekur një pacient i sëmurë duke e çuar në 98 numrin e përgjithshëm të të vdekurëve.

Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë e cila ka njoftuar se në orët e fundit janë realizuar 462 teste, ku rezultuan pozitivë vetëm 22  raste me Covid-19. Në një ndarje të rasteve sipas qyteteve shihet se: 9  raste janë në Shkup, 1 në Kumanovë, 4 në Prilep, Tetovë 6, Veles 1 dhe në 1 në Ohër.

Viktima e sotme ka qenë një paciente në spitalin “8 Shtatori”, duke e çuar në 98 numrin e viktimave nga koronavirusi.

Që prej shpërthimit të virusit e deri më tani numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 1.762, ndërsa mes tyre janë shëruar 1.267 pacientë.

Kujtojmë se për shkak të pandemisë Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur edhe zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme duhej të mbyllej më 17 maj.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne maqedonine e veriut koronavirusi ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll