Art&Argëtim

Njihuni me 111-vjeçarin anglez, dhe sekretet e një jete të gjatë

29 Mars 2019, 11:01 Nga DOSJA
Njihuni me 111-vjeçarin anglez, dhe sekretet e një jete të

Weighton është njeriu më i vjetër i Britanisë. Ai ndan nderin me Alf Smithin, një njeri që ai e përshkruan si “vëllai im binjak”. Dy burrat, të lindur më 29 mars 1908, nuk janë takuar kurrë, por vitet e fundit ata kanë shkëmbyer letra ditëlindjesh.

I pyetur për sekretin e jetëgjatësisë Bob ka thënë se ai nuk i shmanget asnjëherë vdekjes dhe nuk stresohet asnjëherë, sepse nuk ka arsye për t’u stresuar. Ai ka 3 fëmijë, 10 nipër dhe 25 stërnipër, dhe memoria e tij është perfekte, ua mban mend emrat të gjithëve.

Memoria më e hershme e Weighton është nga kur ai ishte pesë vjeç, në vitin 1913, dhe kishte shytat. Vitin e ardhshëm, pas fillimit të Luftës së Parë Botërore, ai po vëzhgonte zjarret e shkaktuara nga bastisjet, në dritaren e tij të gjumit.

Babai i tij, një veteriner, pagoi që Bob të qëndronte në shkollë deri në moshën 16 vjeçare, pas së cilës filloi një profesion inxhinierik. Deri në kohën kur u kualifikua, ‘Depresioni i Madh’ kishte kapluar vendin dhe nuk kishte punë.

Ai u largua nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1933 për të marrë një mësimdhënie në një shkollë misionare në Tajvan, por së pari kaloi dy vjet në Japoni për të mësuar gjuhën.

Pasi Bob u martua, vite më vonë bashkë me bashkëshorten, Agnes dhe djalin kaluan Paqësorin. Anija e tyre u transferua në Kanada, dhe familja më vonë u zhvendos në SHBA.

Ai nuk është në favor të Brexit dhe e kundërshton me një bindje të plotë këtë.

 “Unë kam një djalë që u martua me një suedez dhe një vajzë që u martua me një gjerman. Asnjëherë nuk refuzoj t’i konsideroj nipat e mbesat e mia si të huaj. Unë jam një internacionalist por unë nuk e kam humbur krenarinë time të jem një britanik”,-ka thënë Bob Weighton.

Marrë dhe përshtatur nga: BBC

(R.L/Dosja.al)

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim bob weighton burri më i vjetër në angli sekret i jetëgjatësisë bob weighton burri më i vjetër në angli sekret i jetëgjatësisë

Sondazh

Poll