Art&Argëtim

‘Dyshoj se jam përndjekur nga SHISH’, ish-koloneli italian kërkon përgjigjie tek portali qeveritar

28 Mars 2019, 21:51 Nga DOSJA
‘Dyshoj se jam përndjekur nga SHISH’, ish-koloneli italian

TIRANË– Shpesh herë ndodh që komentet e bëra në rrjetet sociale të kryeministrit Edi Rama të kthehen në lajm për shkak të batutave apo edhe informacionit të ofruar në përgjigjiet e kreut të qeverisë.

Por komenti i sotëm i postuar në “Foton e Ditës” ku Rama shfaqet me bashkëshorten e tij, Lindën të lë pa fjalë.

Personi që shkruan nuk është shtetas shqiptar por italian. Ai është ish-nënkolonel i Forcës Ajrore Italiane dhe quhet Giuseppe Salerno. Në komentin e tij, Salerno shkruan se pasi doli në pension të parakohshëm për shkak të një sëmundjeje mendore dhe dyshon se është përndjekur nga SHISH për 9 vjet.

Megjithatë, ish-ushtaraku ende nuk ndjehet i bindur në denoncmin e tij pasi gjatë atyre viteve vuante nga sëmundje mendore.  

Zotëri Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, unë jam ish-nënkolonel i Forcës Ajrore Italiane Giuseppe Salerno. Kam shërbyer në MAIL-T Tirana të NATO-s nga data 01/03/2009 deri 19/03/2010. Kam pasur nderin të jem këshilltar i CSS në atë periudhë. Unë kam dale në pension prej një paaftësie të përhershme të shëndetit mendor më 26/05/2014. Problemet e mia filluan në Shqipëri kur, papritmas, ndihesha I vëzhguar nga njerëz të panjohur që besoja se ishin anëtarë të Shërbimit Sekret Shqiptar. Unë do t’ju kujtoja se ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli deklaroi se me qeverinë e mëparshme (të udhëhequr nga ish-Kryeministri Berisha) politika e majtë dhe diplomatët e huaj përjetuan një skenar të ngjashëm. Duke filluar nga ajo deklaratë unë ngrita një padi në Prokurorinë e Republikës së Napolit për të kuptuar nëse dyshimet e mia nëse isha spiunuar ishin të vërteta apo pjellë e sëmundjes time mendore. Padia ime u arkivua nga avokati. Pas kësaj, i shkruajta një letër Ministrit të Jashtëm të Italisë më datë 20/07/2018 duke kërkuar veprimin e tij diplomatik për të kuptuar nëse dyshimet e mia ishin të vërteta apo jo. Deri tani nuk ka pasur përgjigje nga Ministri italian i Punëve të Jashtme. Tani unë me mirësi do t’ju kërkoj t’ju jepni disa përgjigje problemeve të mia. Në të vërtetë, për fat të keq nuk mund ta kapërcej faktin që mendoj se kam qënë nën përgjimin e Shërbimit Sekret Ushtarak Shqiptar. Nëse jeni të interesuar për historinë time personale unë mund t’jua dërgoj privatisht një kopje të padisë sime dhe një kopje të letrës tek Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë. Çdo ditë mendoj vazhdimisht për problemet e mia, nuk jam në gjendje të fle i qetë dhe megjithëse kam qënë nën kontrollin e një psikiatri dhe pas nëntë vjetësh ende nuk jam në gjendje të kem një jetë normale. Kam humbur gradën time, uniformën time dhe vendin tim të punës. Unë mendoj se pas nëntë vjetësh vuajtje meritoj disa përgjigje. Ju falenderoj paraprakisht për interesimin tuaj dhe unë mbetem në dispozicion për detaje të mëtejshme që ju nevojitet.”

Njëri prej komentuesve e ka këshilluar italianin që të shkruante në portalin shqipëriaqëduam.al për të zgjidhur problemin e tij, këshillë që ish-ushtaraku e mori në konsideratë.

“Unë shpresoj që të kem një përgjigje zyrtare, herët a vonë. Pas nëntë vjetësh vazhdoj të kërkoj drejtësi, sepse besoj në drejtësi. Unë do të shkruaj edhe në shquiperiaqeduam.al. Faleminderit nga zemra!”

Nuk mund të themi se si do t’ja zgjidhë hallin kryeministri Rama por dimë që italiani do të provojë fatin e tij dhe do të shkruajë në portalin qeveritar. E mira e të mirave është që për 10 ditë merr përgjigjie.

vijon…

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

virale virale edi rama giuseppe salerno ish-ushtaraku italian perndiqet nga shish edi rama giuseppe salerno ish-ushtaraku italian perndiqet nga shish

Sondazh

Poll