Art&Argëtim

4 ditë pasi u martua, aktori i njohur kërkon divorcin, pse kaq shpejt?

29 Mars 2019, 09:25 Nga DOSJA
4 ditë pasi u martua, aktori i njohur kërkon divorcin, pse kaq shpejt?

Aktori hollivudian, Nicolas Cage, vetëm para pak ditësh bëri publike martesën e tij me Erika Koike, por mesa duket burime të fshehta bëjnë me dije se vetë aktori ka kërkuar anulim të martesës.

Vetëm 4 ditë dhe lidhja e tyre pësoi krizë. Aludimet lidhur me këtë ndarje janë hedhur për shkak të një veprimi të pahijshëm që Nicolas Cage ka bërë përkundrejt partneres së tij. Ai i ka bërtitur ndërsa ishte në gjendje të dehur.

Megjithatë burime për People bëjnë me dije se aktori 55 vjeçar dhe partnerja e tij, make up artistja, Erika Koike janë paraqitur në gjykatën në Las Vegas për anulimin e martesës të mërkurën.

Cage është martuar tri herë. Ai u martua me gruan e tij të parë, aktoren Patricia Arquette, në prill të vitit 1995 dhe dy  u divorcuan në vitin 2001.

Më pas ai u martua me Lisa Marie Presley, në gusht të vitit 2002, por u paraqit për divorc në nëntor të atij viti. Lidhja e dytë u finalizua në vitin 2004.

Gruaja e tretë e aktorit ishte Alice Kim. Të dy u martuan në vitin 2004 dhe e mirëpritën djalin e tyre Kal-El në vitin 2005. Në qershor të vitit 2016, People konfirmoi se të dy ishin ndarë në janar të atij viti,pas 12 vjet martese.

Pra, lidhja më e shkurtër e aktorit ka qënë kjo e fundit, e cila mori fund vetëm 4 ditë pasi Nicolas Cage i dha fund beqarisë.

Marrë dhe përshtatur nga: Daily Mail

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz aktor divorc holliwood los angelos martesa e katërt nicolas cage aktor divorc holliwood los angelos martesa e katërt nicolas cage

Sondazh

Poll