Art&Argëtim

Flori rikthehet në kohë, ‘Mos vallë janë për Elvanën të gjitha këto’

29 Mars 2019, 08:20 Nga DOSJA
Flori rikthehet në kohë, ‘Mos vallë janë për

Flori Mumajesi dhe Elvana Gjata janë përfolur gjatë për një lidhje, që ata vetë nuk e pranuan asnjëherë publikisht. Pavarsisht kësaj zërat përfolën dhe për ndarjen e këtij çifti të supozuar para disa vitesh.

Megjithatë të dy këngëtarët kanë gjithë simpatinë e publikut dhe për fansat Flori dhe Elvana do të ishin çifti ideal.

Këngëtari, Flori Mumajesi mesa duket e ka kapur nostalgjia për këngët e tij të vjetra, bashkëpunimet që ka bërë me këngëtaret dhe ka postuar në Instagram.

Fansat e tij, nuk kanë nguruar të shkruajnë supozimet e tyre lidhur me këto ‘rikthime’ të këngëtarit.

“Mos vallë të gjithë këto ‘throwback’ janë për Elvanën?”-shkruan bashkëngjitur postimit të këngëtarit, një ndjekse e tij.

Më pas kanë vërshuar një ‘lumë’ komentesh duke mbështetur këtë mendim. Flori Mumajesi asnjëherë nuk ka replikuar në lidhje me supozimin e ndjekësve për një histori dashurie mes tij dhe Elvanës, por siç e kanë thënë dhe vetë fansat: “Ku ka zë nuk është pa gjë”!

(R.L/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz elvana gjata flori mumajesi histori dashurie këngëtare elvana gjata flori mumajesi histori dashurie këngëtare

Sondazh

Poll