Art&Argëtim

‘A besoj unë në miqësinë me Roza Latin’, Stine më në fund tregohet i sinqertë

29 Mars 2019, 10:12 Nga DOSJA
‘A besoj unë në miqësinë me Roza Latin’, Stine

Vetëm pak ditë më parë, i pamë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në një nga klubet në kryeqytet. Stine dhe Roza Lati me sa duket janë rikthyer ‘miqësisë’ së vjetër.

Ata dikur kanë qenë në një lidhje të gjatë, dhe sa herë flitet për këto dy personazhe, mendja na shkon tek rikthimi.

Stine ka pak kohë që është ndarë nga bashkëshortja e tij, Graciela, Roza është bërë brune(siç ka qenë kur ishte në lidhje me këngëtarin) dhe të dy i pamë të shoqëruar në një festë. Të gjitha këto bënë që të aludohet për një rikthim.

Megjithatë Stine ka sqaruar gjithçka për gazetën Liberale.

“Portalet atë punë kanë dhe mirë bëjnë, se nga njëra anë shërbejnë si mbështetje. Midis meje dhe Rozës nuk do të ketë kurrë asgjë më tepër sesa një miqësi të mirë dhe të pastër. A besoj unë në të tilla miqësi? Në fakt dikur nuk besoja në gjëra të tilla, ama është fakt që ne ruajmë një miqësi korrekte pa tundime dhe pa hipokrizi që nga edicioni i fundit I “Dance With Me” që ishim pjesmarrës”,-ka rrëfyer këngëtari për gazetën ‘Liberale’.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz marrëdhënie miqësi rikthim roza lati stine marrëdhënie miqësi rikthim roza lati stine

Sondazh

Poll