Sport

Merkato Inter, trajneri Antonio Conte hedh sytë nga një talent grek

16 Maj 2020, 21:17 Nga DOSJA
Merkato Inter, trajneri Antonio Conte hedh sytë nga një talent grek

Interi është shumë afër finalizimit të marrëveshjes me lojtarin grek Georgios Vagiannidis, kontrata e të cilit me Panathinaikosin është drejt mbarimit.

Mbrojtësi i krahut, sipas së përditshmes italiane La Gazzetta dello Sport, duket se ka bindur zikaltrit. Për ta bindur drejtuesit duket se i kanë premtuar se do të jetë menjëherë pjesë e skuadrës së parë.

I aktivizuar rregullisht me ekipin Under 19 të klubit të Athinës, 18-vjeçari ka koleksionuar edhe dy paraqitje me skuadrën e parë: një në kampionat kundër Panetolikos, ku ka shkëlqyer me një gol dhe një asist, dhe një në Kupën e Greqisë. Vagiannidis mund të marrë vendin e Moses, i cili kërkohet nga Newcastle.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport grek inter merkato grek inter merkato

Sondazh

Poll