Aktualitet

Nuk pyesin për lodhjen dhe vapën, qytetarët vijojnë protestën për Teatrin, ulen në mes të rrugës dhe nuk i binden polic

17 Maj 2020, 14:17 Nga DOSJA
Nuk pyesin për lodhjen dhe vapën, qytetarët vijojnë

TIRANË -Orët e gjata, temperature dhe lodhja kanë bërë që protestuesit përpara sheshit të Teatrit të shpërndahen. Mirëpo dhjetëra prej tyre pavarësisht këtyre faktorëve, kanë qëndruar në bulevard, pjesa më e madhe e tyre të rinj. Ata janë ulur në mes të rrugës, duke vijuar kështu protestën e nisur natën e mbrëmshme. Policia është përpjekur të negociojë me qytetarët, por këta të fundit kanë shpërthyer në ovacione ndaj policisë dhe nuk i janë bindur.

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje. Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta per teatrin shembja e teatrit kombëtar protesta per teatrin shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll