Aktualitet

VIDEO- Realizohet ëndrra e Ramës, shembet TK. Opozita premton protesta, qytetarët ndezin qirinj për shkatërrimin e godinës

17 Maj 2020, 04:13 Nga DOSJA
VIDEO- Realizohet ëndrra e Ramës, shembet TK. Opozita premton

TIRANË– Shembet Teatri Kombëtar dhe ai Eksperimental! Gjithçka ka ndodhur pas një aksioni të Inspektoriatit të Mbrojtjes Territorit që nisi rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm. Forca të shumta policie shfrytëzuan këtë moment për të rrethuar zonën dhe nisën menjëherë rrënimin e saj. Ndërkohë ka pasur rezistencë dhe aktorët dhe politikanët, të cilët janë përplasur edhe me policinë. Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit.

Për këtë shembje, kryetari Lulzim Basha është shprehur se ky është një vendim i jashtëligjshëm dhe se sot do të mbledhë strukturat e partisë për të marrë një vendim, sesi do të veprojnë në ditët në vijim. Ndërsa, kyetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi iu bën thirrje qytetarëve që të mos e njohin më shtetin e Ramës, pasi sipas saj po keqtrajton qytetarët.

 

(k.m.f.g/ dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lulzim basha monika kryemadhi shembet teatri kombetar lulzim basha monika kryemadhi shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll