Politike

Peticioni për Teatrin e ri, Ndrenika: Nuk kam firmosur për shembjen

16 Maj 2020, 15:22 Nga DOSJA
Peticioni për Teatrin e ri, Ndrenika: Nuk kam firmosur për shembjen

TIRANË -Aktori i njohur Robert Ndrenika ka përgënjeshtruar firmosjen e peticionit për shembjen e Teatrit Kombëtar, të publikuar nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Për “TVT”, Ndrenika ka konfirmuar, se nuk ka firmosur peticion për shembjen e Teatrit, por ka shprehur vullnetin për ndërtimin e një të riu.

“S’është për shembjen e Teatrit, e ke gabim. Unë kam vënë një firmë se dua të ndërtohet një teatër i ri bashkëkohor” tha Ndrenika.

Në momentin që gazetarja e pyet nëse duhet ndërtuar në vendin e atij që është , Ndrenika shtoi: “Mirë mbase gjejnë një vend më të mirë e ta bëjnë atje, si të doni.”

Në peticionin e firmosur nga Ndrenika dhe disa aktorë të tjerë  nuk shkruhet specifikisht nëse Teatri ekzistues duhet shembur.

Bashkia e Tiranës mori disa ditë më parë në fshehtësi vendimin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Vendimi u firmos nga kryetari i Këshillit Bashkiak, Toni Gogu. Pas vendimit, në sheshin e Teatrit Kombëtar ka nisur protesta e artistëve, ku atyre iu është bashkuar edhe kreu i PD, Lulzim Basha. Artistët ndërkohë kanë paditur në Prokurorinë e Tiranës 3 inxhinierët që firmosën akt ekspertimin për shembjen e godinës. Mbrëmjen e djeshme artistët, aktivistë dhe qytetarë që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar kaluan natën para godinës.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike robert ndrenika vendimi për shembjen e teatrit kombëtar robert ndrenika vendimi për shembjen e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll