Politike

Meta dënon dhunën ndaj adoleshentit në Tiranë: Akt tepër i rëndë që cënon imazhin e Policisë së Shtetit

16 Maj 2020, 15:28 Nga DOSJA
Meta dënon dhunën ndaj adoleshentit në Tiranë: Akt

TIRANË -Presidenti Ilir Meta ka dënuar dhunën e policëve ndaj adoleshentit në Tiranë, ditën e djeshme. Sipas Metës, ky akt dëmton imazhin e Policisë së Shtetit dhe na kthen në kohërat e arbitraritetit. Meta ka apeluar për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe nxjerrjen pa zvarritje të përgjegjësive ligjore.

Reagimi i plotë

Dënoj me forcë sjelljen joprofesionale, shproporcionale dhe të dhunshme të disa punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj një të mituri, i cili sipas raportimeve paraprake po lëvizte jashtë orarit të lejuar për shkak të masave kufizuese të marra në kuadër të gjendjes së pandemisë.
Ky akt tepër i rëndë dhe i dënueshëm dëmton seriozisht imazhin e Policisë së Shtetit duke na kthyer pas në kohët e arbitraritetit.
Veçanërisht sjellja e çdo institucioni shtetëror përkundrejt të miturve në këto kohë të vështira duhet të garantojë ndërgjegjësimin e tyre për rëndësinë dhe respektimin e masave kufizuese, dhe jo ushtrimin e forcës policore.
Në respekt të sensibilitetit të madh shoqëror që ka shkaktuar me të drejtë kjo ngjarje, apeloj zbardhjen e menjëhershme dhe me transparencë të saj dhe nxjerrjen pa zvarritje të mëtejshme të përgjegjësive ligjore.
I bëj thirrje Policisë së Shtetit që gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore të bëjë kujdes maksimal në zbatimin me përpikmëri të ligjit dhe misionit të saj, si dhe të ketë parasysh se liritë dhe të drejtat themelore të njeriut garantohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në çdo kohë dhe duhen respektuar nga çdo autoritet.

Policia ndërkohë ka pezulluar nga detyra efektivin G.N., i cili shihet në video teksa godet me shuplakë 15-vjeçarin. Ndërkohë për tre efektivët e tjerë që tërhoqën zvarrë adoleshentin ka nisur hetim nga Drejtoria e Standarteve. Në njoftimin për mediat policia sqaron se të rinjtë kishin dalë për shëtitje me biçikletë duke thyer orarin e ndalim qarkullimit dhe për këtë arsye janë gjobitur. Për dhunën ndaj adoleshentit reaguan gazetarë dhe figura politike si kreu i PD, Lulzim Basha apo ish-kryeministri Sali Berisha. Basha e quajti skenën si gjënë e vetmë që Rama mund t’i ofrojë shqiptarëve, ndërsda Berisha e përkufizoi si dhunë shtazarake.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta policia dhunon adoleshentin ilir meta policia dhunon adoleshentin

Sondazh

Poll