Politike

PD denoncon: Më 15 prill, ditën që u dogjën dokumentet te Shëndetësia, u hap me forcë edhe zyra e tenderave

16 Maj 2020, 12:21 Nga DOSJA
PD denoncon: Më 15 prill, ditën që u dogjën dokumentet te

Tiranë- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka denoncuar së fundmi se më datë 15 prill, janë hapur me forcë dyert e zyrës së tenderave në Ministrinë e Shëndetësisë. Në një postim në Facebook, Bardh Spahia shprehet se u është dhënë urdhër punonjësve që të mos u japin asnjë informacion gazetarëve. Ai i bën thirrje prokurorëve të SPAK, që po hetojnë çështjen e tenderave sekretë të ministrisë së shëndetësisë dhe hapjen e derës së zyrës së tenderave.

“Në këtë datë në mëngjes, punonjësit e katit të katërt përballen me zyrat e shpërthyera. Disa orë më vonë, shpërndahet një urdhër për të mos iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Ndërsa afro pesë orë pas mbarimit të orarit zyrtar, aktivizohet alarmi antizjarr për shkak të djegies së dokumenteve në katin e zyrës së tenderave, të njëjtin kat ku në mëngjes ishin konstatuar zyrat e shpërthyera me forcë.”, shprehet ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë: 

Nuk mbarojnë cuditë në Ministrinë e Shëndetësisë në këtë kohë tenderash sekretë. Djegia e dokumenteve, bllokimi i informacionit për mediat nuk janë zhvillimet e vetme. Në institucionin që drejtohet nga Ogerta Manastirliu, ndodh edhe hapja me forcë e zyrave të punonjësve. Ngjarja ka ndodhur sërish në katin e katërt, aty ku ndodhet zyra e tenderave. Mëngjesin e 15 Prillit, punonjësit që janë paraqitur në zyrat e tyre në katin e katërt të Ministrisë së shëndetësisë, kanë konstatuar dyert e dëmtuara, e të hapura me forcë. Ndërrimi i bravave dhe kalimi në heshtje i kësaj ngjarjeje, ngjan me një bashkëpunim në një akt bandidizmi, e padëgjuar për një institucion shtetëror, që si cdo institucion tjetër ka edhe personel sigurie.

Koincidencë apo jo, të gjitha cuditë që ndodhin në ministrinë e shëndetësisë lidhen më një datë, 15 Prill 2020. Në këtë datë në mëngjes, punonjësit e katit të katërt përballen me zyrat e shpërthyera. Disa orë më vonë, shpërndahet një urdhër për të mos iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Ndërsa afro pesë orë pas mbarimit të orarit zyrtar, aktivizohet alarmi antizjarr për shkak të djegies së dokumenteve në katin e zyrës së tenderave, të njëjtin kat ku në mëngjes ishin konstatuar zyrat e shpërthyera me forcë.
Si mund të ndodhin këto akte banditeske në një institucion shtetëror?
Përse ministrja e shëndetësisë përpiqet të mbulojë ngjarje të tilla kaq të rënda? Se mos e mohon edhe këtë, e më pas e quan “incident”?
U bëjmë thirrje prokurorëve të SPAK që po hetojnë cështjen e tenderave sekretë të ministrisë së shëndetësisë, të hetojnë edhe shpërthimin e zyrave në katin e zyrës së prokurimeve, në të njëjtën ditë kur në të njëjtin kat, ndodhi edhe djegia e dokumenteve. A lidhet zvarritja në përcjelljen e dokumenteve në SPAK me këto akte banditeske në ministrinë e shëndetësisë?

Pak ditë më parë u zbardhën edhe 5 pyetjet e SPAK për Ogerta Manastirliun, për çështjen e tenderave sekretë. Në media u raportua se ministrja nuk i jep një përgjigje SPAK për tenderat sekretë. Për këtë reagoi menjëherë edhe ministria e Shëndetësisë, ku në të theksohet se ky institucion i ka kthyer një përgjigje SPAK-ut më datën 8 maj. Sipas MSH asgjë nuk është fshehur për këto tendera dhe se janë të hapur për hetime. Ndërkohë PD ka publikuar së fundmi edhe një e-mail të ministrisë së Shëndetësisë,  që sipas tyre provon rënien e zjarrit në zyrën e prokurimeve. MSH tha se ngjarja ishte incident nga një punonjëse.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bardh spahia hapja e zyrës së tenderave bardh spahia hapja e zyrës së tenderave

Sondazh

Poll