Aktualitet

Të dyshuar për vjedhje dhe grabitjen e sirianit, arrestohen dy marokenë në Tiranë

16 Maj 2020, 14:20 Nga DOSJA
Të dyshuar për vjedhje dhe grabitjen e sirianit, arrestohen dy

TIRANË -Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetas marokenë të dyshuar për vjedhje në zonë e “Ali Demit” dhe te “Rruga e Barrikadave”. Në pranga kanë rënë 23-vjeçari Nouredin Boulan dhe 30-vjeçari Hysein Albasari. Gjithashtu ata dyshohet se janë autorë të grabitjes së një shtetasi sirian në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet e vjedhura dhe një sasi parash.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Finalizohet operacioni policor “Befasia”.

Vihen në pranga dy shtetas marokenë të dyshuar për një sërë vjedhjesh të kryera në zonën e Ali Demit dhe te Rruga e Barrikadave.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura dhe një sasi parash.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen e vënien para drejtësisë të autorëve, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për dy shtetas të dyshuar si autorë të disa vjedhje telefonash dhe bizhuterish të ndodhura në zonën e Ali Demit dhe te Rruga e Barrikadave, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “BEFASIA“.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i dy shtetasve marokenë: N. B., 23 vjeç dhe H. A., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas i kanë vjedhur me dhunë sendet personale shtetasit sirian M. H., 30 vjeç.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas janë dhe autorë të disa vjedhjeve të tjera të telefonave dhe bizhuterive të ndodhura më parë në zonën e Ali Demit dhe në Rrugën e Barrikadave.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik të këtyre shtetasve dhe të banesës së tyre, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë provës materiale një shumë parash, bizhuteri, ora dore, aparate celular dhe sende të tjera.

Në cilësinë e provës materiale u
sekuestruan sendet e vjedhura dhe një shumë parash.

Materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vjedhje ne tirane vjedhje ne tirane

Sondazh

Poll