Aktualitet

“Gati për të mirëpritur maturantët ditën e hënë”, Shahini publikon fotot, ja si janë transformuar ambjentet e shkoll

16 Maj 2020, 14:07 Nga DOSJA
“Gati për të mirëpritur maturantët ditën e

TIRANË -Ditën e hënë maturantët do të rikthehen në bankat e shkollës, pas ndërprerjes për shkak të COVID-19. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka publikuar në Facebook, disa foto nga ambjentet, që do të presin maturantët. Nga fotot e publikuara vihet re se mbi banka, numri i të cilave është reduktuar, ka nga një dezinfektant. Gjithashtu në mure janë ngjitur postera me udhëzime për mënyrën e sjelljes, ndërsa janë shënuar edhe rathët e verdhë ku duhet të qëndrojnë nxënësit, për të respektuar distancën.

Maturantët do të kthehen të hënë në shkollë, për të nisur konsultimet përpara provimeve të maturës. Shahini ka bërë me dije, se provimi do të ketë vetëm pyetje nga 2 vitet e para dhe periudha përpara se të ndërpritej mësimi, si dhe do të jetë i gjithi me alternativa

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini koronavirusi mbyll shkollat besa shahini koronavirusi mbyll shkollat

Sondazh

Poll