Aktualitet

Gratë në Hamallaj marrin armët për të zgjidhur çështjet e…/ Flet burri i të arrestuarës: Konflikti ishte gjaknxehtë

15 Maj 2020, 22:14 Nga DOSJA
Gratë në Hamallaj marrin armët për të zgjidhur

Një parkim automjeti është shndërruar në mollë sherri dhe kanosje me armë mes dy grave në zonën turistike të Hamallaj në Durrës.

Lidhur me armën, përdorimi i së cilës rëndon gjendjen e së shoqes para ligjit, Nikolla thotë se ishte një pushkë e vjetër e gjetur nga ai në një kanal.

Familja Picaku e ka rrethuar tokën para shtëpisë dhe ka lejuar vetëm kalimin nëpër të, po fqinja nga Tirana ka parkuar mjetin duke shkelur një marrëveshje verbale mes tyre. Policia e Durrësit ka arrestuar gruan e tij dhe gjatë kontrollit në zonë, ka gjetur dhe armën e përdorur për kanosje bashkë me një sasi fishekësh.

Arma dhe 27 fishekët ishin fshehur në këtë shtëpi të braktisur, vetëm disa metra larg banesës së 57-vjeçares. Shtëpia është në përdorim nga familja e saj. Nëse gjendet fajtore për vepra penale që rëndojnë mbi të, 57-vjeçarja rrezikon të dënohet me burg deri në 7 vjet.

Në Hamallaj konfliktet për tokën mes banorëve kanë qenë të vazhdueshme dhe cenimi i asaj që vendas e të ardhur e konsiderojnë të tyren vazhdon të prodhojë konflikt. /Vali Qyrfyci/

Marrë nga Top Channel

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hamallaj sherri per parkimin ne hamallaj hamallaj sherri per parkimin ne hamallaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Maj 2020, 19:08

Si ndryshoi pandemia familjet shqiptare?

SHQIPËRI- Çfarë hoqi familja shqiptare dhe si ndryshoi ajo në këta dy muaj karantinë? A janë krijuar kushtet për një “revolucion” në familjet tona p...