Aktualitet

Plagosja në Selenicë/ Si u ndoq 50-vjeçari nga autorët, e qëlluan me breshëri dhe ikën ‘skëterrë’ me fouristradë (

15 Maj 2020, 17:53 Nga DOSJA
Plagosja në Selenicë/ Si u ndoq 50-vjeçari nga autorët, e

SELENICË– Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja e Jetnor Xhaferraj në Selenicë paraditen e sotme. Mësohet se 50-vjeçari  Xhaferraj 50 vjeç është ndjekur nga autorët për disa metra.

Më pas ai është qëlluar me breshëri dhe një plumb e ka kapur në dorë. Pasi e kanë parë të shtrirë në tokë, dy autorët e ngjarjes janë larguar me një mjet tip ‘Fouristradë’. Ndërkohë që pista kryesore ku po hetohet janë konfliktet e vjetra të familjes Xhaferri.

I plagosuri, pa precedentë penalë të mëparshëm, ka treguar për hetuesit se nuk kishte parë asgjë dhe të dallonte kur e kishte qëlluar. Makina e autorëve të krimit së bashku me armët është gjetur në një fshat tjetër të Vlorës.

50-vjeçari rezulton që të jetë një nga anëtarët e fisit që kanë një histori të gjatë hakmarrjeje me Llanajt. Dyshohet se autorët janë të dërguarit e fisit Llanaj, për të vijuar me sagën e hakmarrjeve mes dy fiseve Xhaferri dhe Llanaj, që e kanë fillesën në vitin 1998. 

Seriali i vrasjeve

Në vitin 1998, në Selenicë u vra Gjysh Xhaferri dhe ai që u akuzua për vrasjen e tij ishte Baftjar Llanaj, pjesë e fisit rival, i cili u ekzekutua në vitin 2011. Për këtë vrasje u arrestua Sako Xhaferri, djali i Gjysh Xhaferrit. Në Shtator 2011, Altin Aliaj, nip i familjes Llanaj, tentoi të vriste me armë Nihat Xhaferrin, djalin e Gjysh Xhaferrit. Pas arrestimit si i dyshuar, Altin Aliaj u la “detyrim paraqitje” nga gjykata. Ndërsa në Janar të vitit 2012 është ekzekutuar me armë Nure Xhaferri, 52 vjeç, djali tjetër i Gjysh Xhaferrit, i vrarë në 1998.

Më 1 tetor 2017 u tentua të vritet Ferdinand Llanaj, djali i të ndjerit Baftjar Llanaj. Ai mbeti i plagosur, së bashku me Dritan Begajn, pasi të dy po udhëtonin me makinë në rrugën Transballkanike kur u qëlluan nga një tjetër makinë në ecje. Pranë vendit të ngjarjes, policia gjeti një pistoletë që dyshohet se i përket 39-vjeçarit Ferdinand Llanaj.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet jetnor xhaferraj plagosje me arme zjarri ne selenice jetnor xhaferraj plagosje me arme zjarri ne selenice

Sondazh

Poll