Aktualitet

Kërkesa për mbylljen e RTV Ora, Bushati: Çdo gazetar që hesht është një WC e Ramës

15 Maj 2020, 17:44 Nga DOSJA
Kërkesa për mbylljen e RTV Ora, Bushati: Çdo gazetar që

TIRANË- Gazetari Andi Bushati ka reaguar pas kërkesës së ISHSH për mbylljen e RTV Ora. Në një reagim në mediat sociale, Bushati u shpreh se  çdo gazetar që hesht është një WC e Ramës.

Po ashtu ai shprehet se dhe drejtuesit e emisioneve televizive nuk mund të vijojnë me formatin që ua dikton Rama, por të ftojnë njerëz në studio.

“Nese mbyllet qofte edhe nje emision apo sinjal televiziv me urdhrat e atij qe po sillet si Kaligula (kur ne gjithe perendimin programet zhvillohen me 4 apo me shume veta ne studio), cdo gazetar qe hesht, apo cdo drejtues emisioni qe vazhon te punoje me formatin e Rames, nuk eshte asgje me shume se WC e tij”, shkruan Bushati.

ISHSH ka kërkuar që të mbyllë sinjalin e një prej televizioneve kombëtare në Shqipëri. Bëhet fjalë për RTV Ora, që sipas Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor , ka kryer shkelje të rënda ligjore.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andi bushati ishsh kerkon mbylljen e rtvora andi bushati ishsh kerkon mbylljen e rtvora

Sondazh

Poll