Aktualitet

PISTA/ Rikthehet SAGA e hakmarrjeve në Vlorë, hija e fisit Llanaj shfaqet pas tre vitesh heshtje në plagosjen e Jetnor Xhaferrit në Selenicë

  • Plagoset në dorë 50-vjeçari me të shkuar kriminale në Selenicë
  • Dosja.al mëson nga burime për grupin hetimor se blutë e Vlorës, janë drejtuar pikërisht në këtë pistë për të zbuluar të maskuarin me kapucc, që u afrua mesditën e sotmë oranë banesës së Xhaferrit dhe e qëlloi më armë zjarri.
    Featured image of article: PISTA/ Rikthehet SAGA e hakmarrjeve në Vlorë, hija e fisit Llanaj shfaqet pas tre vitesh heshtje në plagosjen e Jetnor Xhaferrit në Selenicë
    Përditësuar:

    VLORË- Jetnor Xhaferri, 50-vjeccari që u plagos ditën e sotme në Selenicë të Vlorës, rezulton që të jetë një nga anëtarët e fisit që kanë një histori të gjatë hakmarrjeje me Llanajt.

    Dosja.al mëson nga burime për grupin hetimor se blutë e Vlorës, janë drejtuar pikërisht në këtë pistë për të zbuluar të maskuarin me kapucc, që u afrua mesditën e sotmë oranë banesës së Xhaferrit dhe e qëlloi më armë zjarri.

    Dyshohet se personi në fjalë, të jetë pikërisht i dërguari i fisit Llanaj, për të vijuar me sagën e hakmarrjeve mes dy fiseve Xhaferri dhe Llanaj, që e kanë fillesën në vitin 1998.

    Seriali i vrasjeve

    Në vitin 1998, në Selenicë u vra Gjysh Xhaferri dhe ai që u akuzua për vrasjen e tij ishte Baftjar Llanaj, pjesë e fisit rival, i cili u ekzekutua në vitin 2011.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Për këtë vrasje u arrestua Sako Xhaferri, djali i Gjysh Xhaferrit. Në Shtator 2011, Altin Aliaj, nip i familjes Llanaj, tentoi të vriste me armë Nihat Xhaferrin, djalin e Gjysh Xhaferrit. Pas arrestimit si i dyshuar, Altin Aliaj u la “detyrim paraqitje” nga gjykata. Ndërsa në Janar të vitit 2012 është ekzekutuar me armë Nure Xhaferri, 52 vjeç, djali tjetër i Gjysh Xhaferrit, i vrarë në 1998.

    Më 1 tetor 2017 u tentua të vritet Ferdinand Llanaj, djali i të ndjerit Baftjar Llanaj. Ai mbeti i plagosur, së bashku me Dritan Begajn, pasi të dy po udhëtonin me makinë në rrugën Transballkanike kur u qëlluan nga një tjetër makinë në ecje. Pranë vendit të ngjarjes, policia gjeti një pistoletë që dyshohet se i përket 39-vjeçarit Ferdinand Llanaj.

    Pas tre vitesh, plumbat u kthyen sërish në zonën e Selenicës, ku nga një makinë në ecje, një person i maskuar, qëlloi drejt Jeton Xhaferrit. Fatmirësisht, ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi plumbi e kapi në dorë.

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment