Bota

Lajcak bisedë telefonike me Isa Mustafën: Prioritet, normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë

15 Maj 2020, 12:02 Nga DOSJA
Lajcak bisedë telefonike me Isa Mustafën: Prioritet, normalizimi i

KOSOVË– Miroslav LajcakNë bisedën telefonike me Isa Mustafën, Miroslav Lajcak thotë se kanë rënë dakord që prioritet është dialogu që do të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë. , Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi ka zhvilluar një bisedë telefonike me kreun e LDK-së, Isa Mustafa. Ky lajm është bërë me dije nga vet Lajcak pëmes një postimi në Twitter.

“Faleminderit, Isa Mustafa për një bisedë konstruktive mbi situatën e tanishme politike, përgjigjen ndaj Covid-19, dhe pritje e së ardhmes për Kosovën. U dakorduam në prioritetin për t’u kthyer në dialog që do të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë dhe do të shtyente progresin e Kosovës drejt hapave evropianë.”-  ka thënë Lajcak.

Kujtojmë se Lajcak ka zhvilluar një bisedë telefonike para dy ditëve edhe me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani me të cilën kanë diskutuar për situatën politike në vend si edhe për përgatitjet për rinisjen e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Lajcak përmes një interviste në një media austriake, ëshëtë shprehur se shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të jetë në rend dite në dialogun mes dy shteteve.

“Ne kemi parë një reagim shumë të fortë negativ për zëvendësimin e territoreve në Kosovë dhe vendet e tjera të rajonit, si dhe në vendet e BE. Kjo më çon në përfundimin se nuk është në rendin e ditës, as nuk duhet të jetë në rendin e ditës.“- ka thënë Lajçak.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni isa mustafa miroslav lajčák isa mustafa miroslav lajčák

Sondazh

Poll