Bota

Nga 3 qershori Italia do të lejojë udhëtimin e lirë të qytetarëve mes rajoneve

15 Maj 2020, 10:42 Nga DOSJA
Nga 3 qershori Italia do të lejojë udhëtimin e lirë të

ITALI– Italia një prej vendeve më të goditura nga koronavirusi ka njoftuar se do të të lejojë udhëtimin falas nëpër të gjithë vendin nga 3 qershori, sipas një dekreti të Qeverisë, pasi qeveria gjatë kësaj kohe po punon për planin e mirëdetajuar të  lehtësimit të masave të Covid-19 në mënyrë që të  rimëkëmbet  ekonomia e goditur.

Kufizime drastike u vendosën në Itali në mars në përpjekje për frenuar përhapjen e Covid-19, ndërkohë që tashmë niveli i vdekjeve po bie, kryeministri italian Giuseppe Conte, po rihap  kufijtë.

Draft dekreti, i cili akoma mund të modifikohej përpara se të miratohej thotë se të gjithë udhëtimet brenda rajoneve të veçanta italiane do të lejoheshin nga 18 maj.

Deri më tani numri i të vdekurve nga koronavirus në Itali ka shkuar në  31,368.
Pavarësisht frikës së një vale të dytë të infeksioneve, kufijtë filluan të hapen në Evropë dhe bllokimet kanë nisur të lehtësohen ndërsa qeveritë përpiqen të ringrijnë sërish ekonominë e goditur, ku  ekspertët kanë paralajmëruar se prodhimi botëror mund të tkurret me 10%.

Burimi: RTE 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

Bota 15 Maj 2020, 06:22

Gjermania- Një zyrtar i ministrisë së Brendshme në Gjermani ka shpërndarë së fundmi një dokument prej  83 faqesh, që sipas tij i përket këtij institucioni, në t...