Bota

Rindizet alarmi në SHBA, arratiset një nga njerëzit më besnikë të El Chapos, kthehet në vendin ku nisi ‘karrierën&

15 Maj 2020, 11:33 Nga DOSJA
Rindizet alarmi në SHBA, arratiset një nga njerëzit më

SHBA-Një nga njerëzit më të afërt të lordit meksikan të drogës, “El Chapo” Guzman, është arratisur nga burgu i San Diegos në Kaliforni. Jose Rodrigo Arechiga, i njohur edhe me nofkën “El Chino Antrax”, u arrestua 7 vjet më parë në Amsterdam dhe dy vitE më vonë ai u shpall fajtor për trafikun e sasive të mëdha të marijuanës dhe kokainës drejt SHBA-ve.

Sipas KTSM, në dhjetor të 2019-ës, ai u dënua me 7 vite burg dhe kishte kryer pjesën më të madhe të dënimit.Më 3 mars, “El Chino Antrax” ishte duke kryer shërbimin e provës në shtëpi, por u arratis pa lënë asnjë gjurmë, duke lënë pas vetëm telefonin e tij. Autoritetet në Kaliforni do të kërkojnë 9 muaj burg, në rast se ai arrestohet.

Arechiga është themeluesi i grupit mafioz “Los antrax”, i cili e ka marrë emrin nga bakteri i njohur. Ky grup i armatosur i shërbente kartelit “Sinaloa”, të udhëhequr nga “El Chapo” Guzman. Ka dyshime se ky grup kërcënonte viktimat dhe armiqtë, duke i spërkatur me sporet e antraksit, por kjo nuk është ende e provuar.

Arechiga gjithashtu ishte aktiv në rrjetet sociale, pasi postonte foto nga udhëtimet e tij dhe jeta e luksit nëpër jahte, krahas vipave. Autoritetet amerikane kanë dyshime se ai është kthyer në Sinaloa, ku u rrit dhe filloi të punonte për “El Chapo”.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joaquin “el chapo” guzman jose rodrigo arechiga joaquin “el chapo” guzman jose rodrigo arechiga

Sondazh

Poll

Bota 15 Maj 2020, 06:22

Gjermania- Një zyrtar i ministrisë së Brendshme në Gjermani ka shpërndarë së fundmi një dokument prej  83 faqesh, që sipas tij i përket këtij institucioni, në t...