Bota

“Na pret dimri më i errët i kohëve të fundit”, Shkencëtari i shkarkuar nga Trump: SHBA i mungon një plan për Covid-19

15 Maj 2020, 07:23 Nga DOSJA
“Na pret dimri më i errët i kohëve të fundit”,

SHBA– Në një kohë që e gjithë bota është përfshirë nga virusi dhjetëra grupe shkencëtarësh dhe eksertësh të shëndetësisë po punojnë për krijimin e një vaksine.

Shkecëtari  Rick Bright i cili deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të përballen me dimrin më të errët të kohëve të fundit, nëse nuk veprojnë më shpejt në përgjigje të Covid-19 është shkarkuar nga Presidenti amerikan Donald Trump.

Largimi i tij nga posti qeveritar erdhi vetëm pasi ai ngriti pasi ngriti alarmin se SHBA  nuk po përgatietet siç duhet për të përballuar emergjencën koronavirus.

“Nëse ne dështojmë të përmirësojmë kundërpërgjigjen tonë të bazuar në shkencë, kam frikë se pandemia do të përkeqësohet dhe të zgjatet në kohë. Me shumë gjasë do të ketë një shpërthim të ri të Covid-19 këtë vjeshtë. Do të sjellë më shumë sfida se gripi sezonal. Pa një planifikim më të mirë, 2020 mund të sjellë dimrin më të errët të historisë moderne.”- u shpreh Rick Bright, këshilltar në Institutin e Shëndetësisë Kombëtare në SHBA.

Bright u largua muajin e kaluar nga agjencia përgjegjëse për zhvillimin e vaksinës dhe ilaçeve që luftojnë koronavirusin. Ai kritikoi Trump për të rihapur ekonominë amerikane sa më parë, duke nënvizuar se administrata nuk ka një plantë mirëkoordinuar dhe të plotë. Ndër të tjera ai shtoi se mënyra më e mirë për të tejkaluar këtë emergjencë është ndjekja e këshillave të shkencëtarëve.

Deri më tani SHBA numëron gjithsej 85,807 njerëz që kanë nga koronavirusi, ku shteti i New York vazhdon të ketë numrin më të lartë të vdekjeve në SHBA me 27.607 vdekje

Burimi: BBC

 A.C/Dosja.al  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota  rick bright donald trump koronavirusi ne shba  rick bright donald trump koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll

Bota 15 Maj 2020, 06:22

Gjermania- Një zyrtar i ministrisë së Brendshme në Gjermani ka shpërndarë së fundmi një dokument prej  83 faqesh, që sipas tij i përket këtij institucioni, në t...