Bota

Më të rrezikuarit nga Covid-19 janë punëtorët e ‘pakualifikuar”/BBC kërkon falje publike për fjalët ‘ofenduese’

14 Maj 2020, 20:06 Nga DOSJA
Më të rrezikuarit nga Covid-19 janë punëtorët e

BRITANI– Media prestigjoze britanike BBC ditën e sotme ka kërkuar falje publike pasi spikerja e lajmeve Fiona Bruce tha  se punëtorët ‘e pakualifikuar’ janë më të rrezikuar të preken nga koronavirusi.

 “Njerëzit në vende pune pa kualifikime si rojet e sigurisë, punonjësit e azileve dhe shoferët e autobuzëve, kanë më shumë gjasa të vdesin nga koronavirusi sipas të dhënave të reja”, tha ajo.

BBC  është shprehur se kjo mënyrë e të shprehuri nga ana e folëses së lajmeve ka ardhur pasi për britanikët termi ‘i pakualifikuar’ përdoret për doret për disa tipe punësh. Po ashtu ata shtuan se në asnjë mënyrë nuk kishin si qëllim ofendimin.

 “Ne po raportonim shifrat e Zyrës Kombëtare të Statistikave dhe termi ‘i pakualifikuar’ përdoret prej agjencisë për disa tipe punësh, prandaj dhe u përdor prej nesh. Ne vlerësojmë shqetësimin se disa përshkrime nuk japin vlerësimin e duhur për punonjës të sektorëve kyçë të ekonomisë dhe tashmë kemi ndryshuar mënyrën e përshkrimit të tyre. Ne nuk kishim qëllim të shkaktonim ofendim dhe na vjen keq që disa shikues e konsideruan si të tillë”.- Thanë ata.

Mediat e huaja bëjnë me dije se lajmi është publikuar pasi kryeministri Boris Johnson tha më herët se ata që nuk punojnë dot nga shtëpia  siç janë shoferët e autobuzëve apo punëtorët e ndërtimit  duhet të kthehen në punë.

Burimi:Metro

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bbc fiona bruce bbc fiona bruce

Sondazh

Poll