Bota

SHBA akuzon Kinën për vjedhjen e kërkimeve në lidhje me Covid-19/ Mike Pompeo: Ndaloni, mos përhapni dizinformim

14 Maj 2020, 19:47 Nga DOSJA
SHBA akuzon Kinën për vjedhjen e kërkimeve në lidhje me

SHBA- Shtetet e Bashkuara po akuzojnë Kinën për vjedhje të pronës intelektuale amerikane si dhe për disa të dhëna në lidhje me kërkimet e koronavirusit.

Këtë e ka bërë të ditur Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo nëpërmjet rrjeteve sociale i cili shkruan se Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Kinës që të ndalojnë përpjekjet për vjedhjet e informacionit në lidhje me pronën intelektuale dhe të dhënave që lidhen me koronavirusin.

“Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Republikës Popullore të Kinës të ndalë këtë veprimtari keqbërëse. Siç thuhet në shënimin paralajmërues të 13 majit, ‘aktiviteti që mund të ketë rezultuar në vjedhje informacioni vë në rrezik identifikimin e opsioneve të mirëfillta kuruese’. Sjellja e Kinës në hapësirën kibernetike është një tjetër reflektim i veprimeve joproduktive gjatë krizës së koronavirusit. SHBA dhe aleatët e partnerët tanë po bashkërendojnë një përgjigje të përbashkët, transparente për të shpëtuar jetë. Ndërkohë Kina vazhdon t’u mbyllë gojën gazetarëve, shkencëtarëve dhe qytetarëve dhe të përhapë dizinformim, gjë që acaron krizën e shëndetit publik,” thuhet në deklaratën e Sekretarit Pompeo, të publikuar në faqen elektronike të Departamentit të Shtetit.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba mike pompeo koronavirusi ne shba mike pompeo

Sondazh

Poll