Bota

Epidemologu amerikan FRIKËSON botën: Kornavirusin e mora nga sytë

14 Maj 2020, 20:37 Nga DOSJA
Epidemologu amerikan FRIKËSON botën: Kornavirusin e mora nga sytë

AMERIKË– Një virolog dhe epidemolog amerikan, Joseph Fair, i cili gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit është treguar i kujdesshëm si dhe ka zbatuar me përpikmëri rregullat për mbrojte, por megjithatë ai është infektuar me Covid-19.

Fair është shprehur në emisionin ‘TODAY se beson virusin mund ta ketë marrë nëpërmjet syve gjatë një udhëtimi ku në avionë kishte shumë njerëz. 42-vjeçari, i cili ka bërë shumë udhëtime në botë për shkak të punës u sëmur rreth tre ditë pas një fluturimi për në shtëpinë e tij në New Orleans.

“Unë kam pasur një maskë, kam pasur doreza, kam bërë rutinën time normale të kujdesit… por padyshim, prapë mund ta marrësh nga sytë. Dhe sigurisht nuk kisha vënë syze gjatë fluturimit.”-tha ai.

Ndër të tjera ai ka shpjeguar se një nga tre rrugët e njohura të marrjes së këtij virusi janë edhe sytë dhe ne kësaj nuk I kemi kushtuar shumë rëndësi.

 “Ne priremi t’i kushtojmë vëmendje hundës dhe gojës, sepse kjo është rruga më e zakonshme. Por ju nuk e dini, piklat që bien në sytë tuaj janë po aq infektive”.ka thënë ai.

Sipas ekspertëve mënyra kryesore e përhapjes së koronavirusit është “nga personi në person, kryesisht përmes piklave të frymëmarrjes të prodhuara kur një person i infektuar kollitet ose teshtin”

Burimi:DailyMail

(A.K.dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joseph fair koronavirusi ne bote joseph fair koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll