Politike

‘Kufijtë’/ Paralajmërimi i ish-ministrit të Jashtëm: Mos hapni probleme tragjike për Ballkanin

7 Shkurt 2019, 12:23 Nga DOSJA
‘Kufijtë’/ Paralajmërimi i ish-ministrit të

Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit ka folur lidhur mbi temën e shumëdiskutuar, atë të shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi.

Në fjalën e tij, deputeti i PD-së, paralajmëroi maxhorancën se nëse një skenar i tillë do të ndodhte, do të shkaktonte tragjedi në rajon.

“Ministrinë e Jashtme e keni kthyer në një drejtori të Kryeministrisë. Harroni se posti i ministrit është nominal dhe nuk transferohet askund. Ju po shkelni prestigjin e vendit. Jemi qartësisht për dialogun, në njohjen reciproke por jo për hapjen e problemeve më të mëdha dhe tragjike për Ballkanin. Kështu iu kanë urdhëruar peshqit e mëdhenj të Serbisë ju që të veproni. Por mos harroni në këto flakë që po hapni do të digjeni vetë,”- Shehu.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dialogu kosove-serbi ministria e jashtme rishikimi i kufijve tritan shehu dialogu kosove-serbi ministria e jashtme rishikimi i kufijve tritan shehu

Sondazh

Poll