Bota

Covid-19 në SHBA/ 337 viktima dhe mbi 7 mijë  të prekur gjatë 24 orëve

14 Maj 2020, 17:12 Nga DOSJA
Covid-19 në SHBA/ 337 viktima dhe mbi 7 mijë  të prekur

SHBA– Numri i personave të vdekur nga COVID-19 në SHBA është rritur në 85.268, prej të cilëve 337 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

Po ashtu sipas autoriteteteve vendase është rritur dhe numri i të infektuarve ku së fundmi janë regjistruar 7,489 persona  dhe numri i të prekurve në total ka shkuar në 1,437,837.

Deri më tani SHBA kanë fituar betejën me sëmundjen vdekjeprurëse 311,322  njerëz dhe në gjendje të rëndë për jetën janë pacientë 16,337.

Bota është ende në luftë me COVID-19. Deri më tani në të gjithë botën janë shënuar 298.322 viktima dhe janë prekur në total nga virusi 4,442,466 qytetarët. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19  e kanë fituar mbi 1.6 milionë të tjerë. Vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave është SHBA. Në Amerikë  janë shënuar në total 85.197 viktima dhe janë infektuar mbi 1.4 mijë qytetarë. Virusi po bën “kërdinë” edhe në Meksikë. Edhe Pakistani është në luftë me virusin. Ndërsa, Rusia është një tjetër vend ku janë shënuar mbi 250 mijë infektuar dhe kanë vdekur 2.305 njerëz.

Burimi; Worldmeters

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll

Bota 14 Maj 2020, 16:20

77 vjet Zëri i Amerikës në shqip

SHBA- Me 13 maj të vitit 1943 Zëri i Amerikës foli për herë të parë shqip. Kjo ngjarje do të mbante në vetvete zërin e një vendi shumëkombësh ku jetonin edhe mj...