Bota

Britania nuk njeh rënie/ Gjatë 24 orëve regjistrohen 428 viktima dhe 3,446 raste të reja me Covid-19

14 Maj 2020, 16:54 Nga DOSJA
Britania nuk njeh rënie/ Gjatë 24 orëve regjistrohen 428 viktima

BRITANI- Mbretëria e Bashkuar është një prej vendeve më të prekura nga Covid-19, ku çdo ditë raportohen me qindra viktima e mijëra të infektuar. Edhe gjatë 24 orëve të fundit ka pasur një rritje sipas të dhënave të publikuara së fundmi janë shënuar 428 vdekje, duke e çuar numrin total në 33.614 viktima.

Në vend janë regjistruar  3.446 raste të reja duke e rritur numrin në gjithsej 233.151. Po ashtu bëhet me dije se  në gjendje të rëndë për jetën janë 1,559 pacientë.

Bota është ende në luftë me COVID-19. Deri më tani në të gjithë botën janë shënuar 298.322 viktima dhe janë prekur në total nga virusi 4,442,466 qytetarët. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19  e kanë fituar mbi 1.6 milionë të tjerë. Vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave është SHBA. Në Amerikë  janë shënuar në total 85.197 viktima dhe janë infektuar mbi 1.4 mijë qytetarë. Virusi po bën “kërdinë” edhe në Meksikë. Edhe Pakistani është në luftë me virusin. Ndërsa, Rusia është një tjetër vend ku janë shënuar mbi 250 mijë infektuar dhe kanë vdekur 2.305 njerëz.

Burimi;.worldometers

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne britani koronavirusi ne britani

Sondazh

Poll

Bota 14 Maj 2020, 16:20

77 vjet Zëri i Amerikës në shqip

SHBA- Me 13 maj të vitit 1943 Zëri i Amerikës foli për herë të parë shqip. Kjo ngjarje do të mbante në vetvete zërin e një vendi shumëkombësh ku jetonin edhe mj...