Bota

Lajm i mirë nga Franca / Gjatë 24 orëve asnjë i prekur dhe 351 viktima nga Covid-19

14 Maj 2020, 18:54 Nga DOSJA
Lajm i mirë nga Franca / Gjatë 24 orëve asnjë i prekur dhe

FRANCË-  Autoritetet shëndetësore kanë raportuar se gjatë 24 orëve në Francë  kanë humbur jetën 351 persona, duke e çuar në 27.425 numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura nga koronavirusi.

Ndërkohë sipas të dhënave gjatë këtyre orëve nuk janë regjistruar raste të reja më Covid-19, kështu që numri i të prekurve në vend mbetet 178.060.

Në total, në Francë janë shëruar 59.605 persona, ndërkohë që 2299 pacientë ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Bota është ende në luftë me COVID-19. Deri më tani në të gjithë botën janë shënuar 298.322 viktima dhe janë prekur në total nga virusi 4,442,466 qytetarët. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19  e kanë fituar mbi 1.6 milionë të tjerë. Vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave është SHBA. Në Amerikë  janë shënuar në total 85.197 viktima dhe janë infektuar mbi 1.4 mijë qytetarë. Virusi po bën “kërdinë” edhe në Meksikë. Edhe Pakistani është në luftë me virusin. Ndërsa, Rusia është një tjetër vend ku janë shënuar mbi 250 mijë infektuar dhe kanë vdekur 2.305 njerëz.

Burimi:Worldmeters

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne france koronavirusi ne france

Sondazh

Poll

Bota 14 Maj 2020, 16:20

77 vjet Zëri i Amerikës në shqip

SHBA- Me 13 maj të vitit 1943 Zëri i Amerikës foli për herë të parë shqip. Kjo ngjarje do të mbante në vetvete zërin e një vendi shumëkombësh ku jetonin edhe mj...