Aktualitet

E RËNDË në Korçë, mbytet një fëmijë 8 vjeç në liqenin e parkut, kishte shkuar me shokët

14 Maj 2020, 14:44 Nga DOSJA
E RËNDË në Korçë, mbytet një fëmijë 8

KORÇË– Një 8-vjeçar është mbytur në një liqen në ‘Parkun Japonez’ të Korçës. Mësohet se ai kishte shkuar që të luante bashkë me fëmijë të tjerë, më të rritur se ai. 

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërkohë që ende nuk dihet se si ka vendosur që të futet në liqen i mituri. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje për të mësuar se si ka ndodhur mbytja e tij.  

Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të si sigurisë të këtij parku është parë se fëmija, i identifikuar me inicialet S.M., ka rënë nga pakujdesia dhe pranë tij nuk është ndodhur askush për ta ndihmuar.  Gjithashtu mësohet se kanë qënë të afërmit e të miturit ata që e kanë identifikuar në morg 8-vjeçarin.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 14.05.2020, rreth orës 16:05, në lagjen nr.3, në një rezervuar tek “Parku Japonez”, dyshohet të jetë mbytur një fëmijë rreth 8 vjeç (i seksit mashkull) ende i paidentifikuar.

Shërbimet e zjarrfikses dhe policisë bënë të mundur nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës, si edhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

vijon…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet korce mbytet femija ne korce korce mbytet femija ne korce

Sondazh

Poll