Aktualitet

Kërcënohet regjisori Edmond Budina, zbulon MESAZHIN: Kishte foton e Al Kapones, do më vjedhin pasurinë

14 Maj 2020, 14:38 Nga DOSJA
Kërcënohet regjisori Edmond Budina, zbulon MESAZHIN: Kishte foton e Al

TIRANË- Regjisori Edmond Budina u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të ngrihen dhe të mbrojnë Teatrin Kombëtar, ndërsa bëri me dije se artistët do të jenë atje nëse godina sulmohet. Regjisori tregoi gjithashtu se ka marrë kërcënime nga profile false në Facebook.

“Mua ma kanë ardhur kërcënime që në fotografitë e tyre kishin Al kaponen. Këto kërcënime t’i mbajnë për veten e tyre. Me ne nuk do te luajnë më, pasi ne jemi atje ne mënyrën më paqësore të mundshme,“-tha Budina.

Deklarata është bërë pas një takimi që u zhvillua në selinë blu, ku u diskutua për Teatrin Kombëtar. Ndërkohë tensionet për godinën  e TK kanë arritur kulmin, pasi trualli ka kaluar në pronë të bashkisë dhe kjo ka nisur procedurat për shembjen e godinës. Të hënën Këshilli Bashkiak do mblidhet për të vendosur për godinën. Ndërkohë Meta sot ka dorëzuar një padi në Gjykatën Kushtetuese dhe shprehet VKM, për kalimin e teatrit në pronësi të bashkisë është kundër ligjeve.

Në vendimin që është publikuar në Fletoren Zyrtare, bëhet me dije se i jepet mundësi bashkisë që të ndërtojë godinën e re me standarde e kushte bashkohore. Pas këtij vendimi ka pasur shumë reagime, ku artistët kanë thënë se nuk do tërhiqen. Ndërkohë Veliaj është shprehur se godina e re do bëhet, pasi ekzistuesja është me tallash. Një ditë më parë Policia Bashkiake shkoi tek Teatri Kombëtar, ku u përlas me artistët dhe aktivistët.

(G. Sh. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet basha takohet me artistet] edmond budina trualli i tk i kalon bashkise basha takohet me artistet] edmond budina trualli i tk i kalon bashkise

Sondazh

Poll