Aktualitet

Vrau vajzën dhe dhëndrin në ditën e përvjetorit të parë, shpallet i pafajshëm 55-vjeçari shqiptar në Australi, ishte m

14 Maj 2020, 13:58 Nga DOSJA
Vrau vajzën dhe dhëndrin në ditën e përvjetorit të

AUSTRALI– Vrasja e dyfishtë që kreu Osman Shaptafaj më 31 dhjetor të  2019  tronditi Australinë. 55-vjeçari Shaptafaj vrau të bijën dhe bashkëshortin e saj, por sipas mediave të huaja mësohet se ai është shpallur i pafajshëm , për shkak se ka rezultuar me probleme mendore.

Pavarësisht krimit makabër që ai kreu në Melburn të Australisë duke lënë të vdekur vajzën dhe dhëndrin e tij, shqiptari tashmë është i pafajshëm, për shkak të dëmtimit mendor.

Vajza e tij Lindita Musai dhe burri i saj Veton u qëlluan para shtëpisë së tyre në prag të Vitit të Ri,  ndërsa mediat e huaja shkruajtën se më pas 55-vjeçari kishte tentuar të vriste edhe veten.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur  në orën 10:30 të paradites, dhe 55-vjeçari shkoi në banesën e dy të rinjve të cilët një natë më parë sapo kishin festuar përvjetorin e tyre të parë të martesës duke i lënë të vdekur të dy.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit të kaluar kur babai shqiptar Osman Shaptafaj qëlloi vajzën e tij 25 vjeçare Lindita Musai dhe dhëndrin e tij Veton Musai, të dy të martuar prej një viti. Pasi i mori jetën dy të rinjve, Osmani më pas qëlloi edhe veten më të njëjtën armë por pa mundur që të ndërrojë jetë. Ende nuk dihet se cili ka qënë shkaku që e ka detyruar babain që të kryejë aktin e vrasjes por dyshohet se nuk e ka pranuar dot largimin e saj. Miqtë e afërm u shprehën se kjo ishte hakmarrje ndaj nënën së 25-vjeçares.

Burimi: news.com

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet osman shaptafaj osman shaptafaj

Sondazh

Poll