Politike

“Graj gomarin tat”/ Meta i përgjigjet Veliajt pas shprehjes ‘tironse’: Për ata që s’e kanë kuptuar akoma, Europa n

14 Maj 2020, 11:50 Nga DOSJA
“Graj gomarin tat”/ Meta i përgjigjet Veliajt pas shprehjes

TIRANË– Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryebashkiakut Erion Velija, i cili pa përmendur emër, pasi Meta tha se qeveria dhe bashkia nuk duhet të ndërmarrin asnjë veprim në lidhje me Teatrin, publikoi një shprehje ‘tironse’ në rrjetet sociale.

I pyetur nga gazetarët për shprehjen ‘graj gomarin tënd’ që shkroi Veliaj, Meta gjatë konferencës ku tregoi për padinë e dytë që depozitoi në SPAK, për çështjen e Teatrit Kombëtar, tha se të gjithë ata që s’e kanë marrë vesh akoma, duhet të dinë që Europa nuk është vetëm euro, por edhe dinjitet.

Ju uroj të kaloni sa më mirë sot. Ishte kënaqësi që patëm këtë komunikim, do ta theksoj edhe njëherë që për cilëndo që s’e ka kuptuar asnjëherë, Europa nuk është thjesht euro, por është vision dhe identitet,”– tha Meta.

Kjo deklaratë u bë gjatë konferencës për media që Presidenti Ilir Meta mbajti mesditën e sotme në Presidencë. Meta tha se shembja e Teatrit dhe kalimi i tij në pronësi të Bashkisë Tiranë, është antikushtetuese. Ai kërkoi që Gjykata Kushtetuese të hedhë poshtë këto akte.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj ilir meta erion veliaj ilir meta

Sondazh

Poll