Bota

Ndalohen 20 mjekë serbë në pikën kufitare të Merdares, reagon ashpër qeveria e Serbisë: Praktikë ç’njerëzore!

13 Maj 2020, 20:59 Nga DOSJA
Ndalohen 20 mjekë serbë në pikën kufitare të Merdares,

PRISHTINË– 20 punonjës shëndetësorë serbë janë ndaluar në pikën kufitare të Merdares, në përpjekje për të kaluar doganën. Pas lajmit për ndalimin e tyre, një reagim ka ardhur nga zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e cila e ka cilësuar veprimin si “praktikë ç’njerëzore”.

“Sot, pas disa ditësh të fushatës iracionale dhe histerike kundër punonjësve shëndetësorë serbë, Prishtina bëri të paimagjinueshëm, duke ndaluar një grup prej 20 mjekësh dhe infermierësh nga Serbia të hynin në Kosovë,”- thuhet në deklaratën e Qeverisë së Serbisë.

Komunikata e Qeverisë së Serbisë shton se mjekët që ishin nisur drejt Kosovës, janë të lindur dhe rritur në Kosovë. Gjithashtu zyra për Kosovën në qeverinë serbe ka kërkuar nga ndërkombëtarët që të reagojnë me rreptësi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni bllokohen mjeket serbe ne kosove kosove bllokohen mjeket serbe ne kosove kosove

Sondazh

Poll