Bota

Alarmi nga OBSH: COVID-19 mund të mos largohet asnjëherë, njësoj si HIV

14 Maj 2020, 06:06 Nga DOSJA
Alarmi nga OBSH: COVID-19 mund të mos largohet asnjëherë,

COVID-19 është ende një kërcënim për botën dhe pse shumë vende kanë marrë masa lehtësuse për pandeminë.  Drejtori ekzekutiv i programit të urgjencave të OBSH-së, doktor Mike Ryan ka deklaruar së fundmi se  COVID-19 mund të mos largohet asnjëherë.

“Koronavirusi i ri mund të mos shkojë kurrë dhe popullatat në mbarë botën do të duhet të mësojnë të jetojnë me të”, kështu paralamëroi ai.

“Ne kemi një virus të ri që hyn në popullatën njerëzore për herë të parë dhe për këtë arsye është shumë e vështirë të parashikohet se kur do të mbizotërojmë mbi të.  Ky virus mund të bëhet vetëm një virus tjetër endemik në komunitetet tona dhe ky virus nuk mund të shuhet kurrë. Mund të jetë si HIV, që jemi mësuar me të”,  i tha ai një konference virtuale për shtyp në Gjenevë.

Ai shtoi më tej edhe mundësinë se nëse virusi largohet,  por për këtë  sipas tij do të duhet një kohë e gjatë.

Nëse rihapni ekonominë dhe lëvizjen e lirë kur keni një shkalle të lartë të transmetimit të virusit, atëherë ai transmetim mund të përshpejtohet. Është një “ekuacion fals” e nuk ka zgjedhje mes ekonomisë dhe shëndetit publik. Gjëja më e keqe që mund të ndodhë, ekonomikisht, është që një vend të rihapet dhe më pas duhet të izolohet përsëri për t’iu përgjigjur përballjes me rishpërthimin e virusit”, tha ai. 

Burimi: France 24 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote mike ryan koronavirusi ne bote mike ryan

Sondazh

Poll